MPB: Zbardhet tentim vrasja në Haraçinë, paraburgim për një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2024, 17:57

SPB Shkupi njofton se zbardhi tentativën për vrasje në Haraçinë që ndodhi në fund të muajit të kaluar.

Atëherë me armë zjarri është qëlluar në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime A.I dhe është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

“Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme kanë kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Haraçinë, gjatë të cilave E.A (22) nga fshati Haraçinë është privuar nga liria. Nga ana e policisë është bërë kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga fshati Haraçinë për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit penal dhe veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 të Kodit penal”, njoftoi SVR Shkup.

Nga gjyqtari i procedurës paraprake të personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit