Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Fushatë tendencioze, po prish harmoninë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2024, 22:56

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit” për fushatë tendencioze. Kjo e fundit është cilësuar si fushatë anti-islamiste.

Tërnava e ka thënë një gjë të tillë në një mbledhje të kryesisë së BIK’ut përgjatë ditës së djeshme.

Siç njofton BIK për media, Tërnava ka vlerësuar se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit