Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
Osmani, në një intervistë për TVP World, tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. “Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.
Sipas saj, për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët nga bota demokratike, për t’u siguruar që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia.
“Unë besoj se ka shpresë për një Ballkan Perëndimor që përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n,” tha ajo.
“Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë,” tha ajo.
Osmani ia atribuoi tensionet midis Serbisë dhe Kosovës politikave të Beogradit ndaj republikës. “Ka një vend që është Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera në rajon që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, tha ajo.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.