Në ditën e parë të shkollës, në një prej institucioneve arsimore lokale shqiptare, një pamje e pazakontë tërhoqi vëmendjen.
Në një video të bërë virale në rrjet, ku duken vetëm katër nxënës dhe tre mësues të pranishëm, habiti të gjithë rrjetin.
Drejtori i shkollës, duke mbajtur një fjalim, theksoi realitetin e zymtë të reduktimit të ndjeshëm të popullsisë së shkollës, të cilin ai ia atribuoi zhvillimeve të vrullshme demografike.
“Siç e shikoni, ne jemi katandisur kaq pak për shkak të zhvillimeve të vrullshme demografike,”-tha ai, duke iu referuar largimeve masive të familjeve nga zona dhe rënies së lindjeve.
Ky fenomen po shqetëson gjithnjë e më shumë institucionet arsimore në vend, të cilat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve, sidomos në zonat rurale.