Qeveria lejon mjekët të punojnë edhe në shtet edhe në privat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2024, 09:00

Akti normativ që kufizon punësimin e dyfishtë të mjekëve njëkohësisht në spitale publike dhe private ka kaluar tashmë diskutimin në Komisionin e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet në seancën e nesërme të Parlamentit.

Megjithatë, ndryshe nga sa ishte propozuar fillimisht, ku mjekët me poste drejtuese në spitale publike apo departamente të Universitetit të Mjekësisë nuk mund të punonin në spitale private – duke prekur kështu të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT, që janë pothuajse të gjithë të punësuar në spitale private – me aktin normativ të miratuar, kjo ka ndryshuar.

Tani, shefat e shërbimeve mund të punojnë në spitale private, por nuk mund të mbajnë poste drejtuese ose të kenë klinika të tyre. Kjo pikë u negociua pas një reagimi të fortë nga ana e shefave të shërbimeve.

Ndërkohë, mjekët e tjerë mund të punojnë në klinika ose spitale private pa cënuar 8 orarin e punës në spitalin publik, por jo më shumë se 30% të orëve të punës që bëjnë në sektorin shtetëror.

Nga ana tjetër, mjekët që punojnë në një spital publik që ka fituar kartën e autonomisë financiare nuk do të lejohen të punojnë në privat, pasi do t'u lejohet të aplikojnë praktikën e dyfishtë, që do të thotë se pas përfundimit të orarit të punës, ata mund të kryejnë vizita me pacientë kundrejt pagesës në spitalin publik, ku një pjesë e pagesës i kalon spitalit dhe pjesa tjetër mjekut. Megjithatë, aktualisht asnjë spital në vend nuk është pajisur me kartën e autonomisë financiare.

Pajisja me kartën e autonomisë financiare duket ende larg. Mendohet që Spitali Memorial i Fierit ta marrë në janar, ndërkohë që spitale të tjera publike kanë aplikuar ose janë në proces për kartën e autonomisë menaxheriale, e cila nuk i pengon mjekët të punojnë në privat. Megjithatë, për të vijuar punën në spitale private, mjekët duhet të bëjnë kërkesë pranë drejtorisë së spitalit publik dhe kjo drejtori vendos nëse do të aprovojë ose jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit