E moshuara në Shkodër rrihet brutalisht nga nusja, djali nuk reagon për ta mbrojtur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2024, 07:55

Një rast i rëndë dhune në familje, ka ndodhur në Shkodër ku një e moshuar 86-vjeçare e quajtur Nazmie Buci është dhunuar brutalisht nga nusja e djalit të saj.

Sipas raportimeve nga fqinjët, të cilët e gjetën të moshuarën dhe e dërguan në spital, nusja, Elmira Buci e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën. Aktualisht, i biri dhe nusja janë thirrur në komisariat për t'u marrë në pyetje, ndërsa e moshuara po merr trajtim mjekësor në spital.

Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.

Denoncimi:

Pershendetje si jeni, desha te bej nje denoncim anonim ju lutem, e moshuara ne foto (86vjece) esht dhunuar diten e djeshme nga nusja e djalit me shkopin e dores nderkoh qe ky i fundit e ka mbajt te moshuaren te mbyllur ne shtepi. Te moshuaren e gjeten komshinjt dhe esht derguar ne spital nderkoh i biri dhe nusja jan thirrur ne komisarjat. Ne jemi fshinj dhe e dim qe kjo nuk esht hera e par qe nusja e dhunon dhe i biri nuk ben ze, ju lutem bejeni publike dhe te denohen keta kriminela. Ngjarja ka ndodhur ne shkoder Elmira buci edhe i burri yll buci. Nusja asht prej trushi Mbiemri i vet esht elmira tula buci. Buci asht mbiemri i burrit. E moshuara quhet Nazmie Buci

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit