“Po fole, të heqin bukën e fëmijëve”/ Denoncimi në JOQ: Si Bashkia e ‘Lali Erit’ po i trajton punonjësit si skllevër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.09.2024, 23:42

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili tregon kushtet e vështira dhe të padrejta me të cilat ata përballen çdo ditë në krye të detyrës.

Punonjësi ka ngritur zërin kundër keqmenaxhimit dhe mungesës së vlerësimit për punën që kryejnë, duke akuzuar drejtpërdrejt institucionet e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për neglizhencë dhe abuzim me të drejtat e tyre.

Sipas denoncimit, punonjësit e Policisë Bashkiake marrin një pagë të ulët prej 57,500 lekësh, e cila nuk justifikon intensitetin e punës së tyre të përditshme. Edhe pse prej më shumë se një viti është premtuar një rritje page, realiteti është ndryshe: një rritje prej vetëm 4,000 lekësh të vjetra është parashikuar për muajin tetor, gjë të cilën punonjësit e Policisë Bashkiake e konsiderojnë si një ofendim të madh.

Nëpërmjet këtij denoncimi, ai thekson presionin për të mbushur targetin e gjobave, duke marrë masa edhe në kushte të pamundura, si në shi kur stilolapsi nuk shkruan. Po ashtu, ditët e festave dhe fundjavat nuk respektohen, duke përfshirë edhe Bajramin apo Krishtlindjet, ku punonjësit detyrohen të punojnë.

Një tjetër problem madhor është uniforma, ku punonjësit detyrohen të përdorin rroba të papërshtatshme dhe të cilësisë së dobët.

"Uniformat nuk na i japin sipas masave të duhura, dhe përfundimisht ngelëm si gratë meraklie duke qepur e rregulluar rrobat," thotë denoncuesi. Gjithashtu, këpucët shpërndahen me një cilësi aq të dobët sa që "ditën e katërt del gishti jashtë", thotë ndër të tjera polici bashkiak i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Ai përmend se ankesat e tyre nuk dëgjohen, dhe se ata ndihen të kërcënuar për të mos folur, pasi çdo kritikë mund t'u kushtojë vendin e punës dhe bukën e fëmijëve të tyre.

Ky denoncim zbulon një realitet të zymtë për punonjësit e Policisë Bashkiake Tiranë, të cilët ndihen të shfrytëzuar dhe të nënvlerësuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës.

Ndërsa qytetarët e Tiranës përballen me gjoba dhe masa gjithnjë e më të rrepta, ata që janë përgjegjës për zbatimin e ligjit duket se përballen me abuzim institucional dhe kushte të vështira pune.

Denoncimi i plotë i punonjësit të Policisë Bashkiake:

Mirmbrema Joq Jam punonjes i Policise Bashkiake Tirane Po ndaj shqetesimet tona si punonjes dhe ndoshta degjohemi nepermjet jush Ne bejm nje pune intesive ku nuk justifikon pagen qe ne marrim prej 57.500 lek Kemi me shume se nje vit qe thone do rritet rroga dhe asnje ndryshim( flitet per muajun tetor kemi rritje prej 40 mije lek te vjetra,nje ofendim i madh) Per punen e tyre kerkojne llogari,sa masa (gjoba) jan marre ,na jepet urdher te veprojme edhe neper shi kur nuk shkruan as stilolapsi Sistemi nuk po na mundeson te jemi mirkuptues Ditet e festave nuk njihen madje dhe dit Bajrami apo Krishlindjesh ne punojme me sikletin me te madh Kerkohet pune edhe te shtune te djele,edhe ditet e pushimit nuk po gezojne qyteteret parkime falas Uniformat nuk na i pershtaten ne masat e duhura ngelem si grate meraklie ne rrobaqepsi duke ngushtu shkurtu e qep kemi te drejte vetem 1 here ne vit te marrim kemisha te reja apo jeleke kepucet 3 dit dhe diten e 4 te del gishti i madh jashte te ankohesh por kush te degjon nuk na lejohet te veprojm me masa ' 1000 lek por 2000 e lart eshte kthyer si komunizem fole,te heqen buken e femijeve Ju faleminderit (anonim te lutem se ende nuk me ka dal viza per te emigruar)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit