Legjenda e WWE Dave Batista ka humbur shumë peshë kohët e fundit, duke befasuar fansat e tij me transformimin. Batista është një nga disa mundësit që ka bërë kalimin e suksesshëm në aktrim dhe deri më tani numëron disa performanca shumë mbresëlënëse.
Teksa ai ka promovuar filmin e tij të fundit, njerëzit kanë vënë re se Batista duket shumë më i dobët, pasi ka humbur muskujt e tij gjigantë. Aktori ka shpjeguar se ndryshimi drastik në peshë ka ardhur si pasojë e roleve në filmat që luan.
Batista thotë se ndoshta do të humbasë edhe disa kilogramë të tjerë, duke thënë se ‘po lodhet për të qenë kaq i dobët’ dhe ‘po stërvitet fort’.