Një grua, e cila pretendonte se kishte një "lidhje intime" me një avion për nëntë vite, ka treguar se ajo dhe avioni janë ndarë, por kanë mbetur miq.
Protagoniste e kësaj historie të pazakontë është 36-vjeçarja nga Gjermania, Michele Köbke, e cila punon në një magazinë. Ajo nisi "marrëdhënien e saj" me një Boeing 737-800, të cilin e thërriste me përkëdheli "i dashur", në vitin 2014.
Michele përshkroi ndjenjat e saj për avionin duke thënë: "Boeing 737-800 është shumë tërheqës dhe seksi për mua. Ai është ndërtuar në mënyrë të përsosur dhe është shumë elegant." Për të, momentet më të lumtura ishin kur ishte pranë tij, duke shtuar: "Faqet më dhimbnin nga buzëqeshja, isha gruaja më e lumtur në botë kur isha me të, ai më jep gjithçka që kisha nevojë."
Ajo tregoi se pjesët që e tërhiqnin më shumë tek avioni ishin krahët, dhe veçanërisht fundet e tyre, duke shtuar se dëshironte të martohej me të dhe të jetonte në një magazinë, për të shijuar një dashuri që, sipas saj nuk dëmton askënd.
Michele është diagnostikuar me objektofili, një gjendje mendore ku njerëzit krijojnë marrëdhënie romantike me objekte jo të gjalla. Megjithatë, ekspertët si psikiatri Werner Platz thonë se kjo nuk është patologjike për aq kohë sa nuk shkakton vuajtje apo konflikte.
Marrëdhënia e Michele-s me avionin nuk ishte gjithmonë e lehtë. Ajo pranoi se mund ta shihte avionin vetëm kur fluturonte ose kur e kishte mundësinë ta vizitonte në hangar, çka kishte ndodhur vetëm një herë.
Megjithatë, dashuria e saj për avionin nuk është e vetmja histori e tillë. Një tjetër grua nga Gjermania, Sarah Rodo, gjeti dashurinë në fluturimin e saj të parë me një Boeing 737 dhe ka krijuar një lidhje emocionale me disa modele të avionit.
Edhe pse Michele dhe "I Dashuri" i saj janë ndarë, ajo ka bërë të qartë se marrëdhënia e tyre ka përfunduar në paqe dhe ata mbeten miq të mirë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.