Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka befasuar jo pak mbështetësit e tij pasi vendosi në kokë kapelen e fushatës elektorale të Trump 2024 për zgjedhjet presidenciale.
Biden ndodhej në një takim me zjarrfikësit në Shanksville, Pensilvani, ku u rrëzua avioni i fluturimi 93 i United Airlines në 11 shtator 2001.
Shtëpia e Bardhë tha se veprimi i presidentit ishte për të treguar "united dypartiak".
Biden, Trump dhe kandidatja demokrate, zëvendëspresidentja aktuale Kamala Harris morën pjesë në ceremonitë e shumta përkujtimore të 11 shtatorit të mërkurën, një ditë pas debatit të parë midis Trump dhe Harris.
Shumë nga mbështetësit e Trump e përgëzuan Biden për këtë veprim, por kishte dhe nga ata që nuk i kursyen ironitë dhe sarkazmat.