23-vjeçarja mbyll TikTok-un dhe bëhet murgeshë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.09.2024, 22:08

Një Tik-Tok-ere e njohur greke me mbi 400,000 ndjekës tronditi bazën e saj të fansave pasi mbylli rrjetet sociale për t'u bërë murgeshë. Helen Mazlou, e cila tani njihet si "Murgesha Durime", dokumentoi transformimin e saj shpirtëror në profilin e saj në Instagram.

Helen Mazlou, vendosi të braktisë Tik-Tok-un dhe rrjetet e tjera sociale e t'i përkushtohet Zotit. Edhe pse aktualisht ka mbi 400,000 ndjekës në platformë, e reja ka ndalur aktivitetin e saj në rrjetet sociale dhe ka nisur një jetë monastike.

Profili i saj tani përmban vetëm tre video, të gjitha me tema fetare që tregojnë histori të "zgjimit shpirtëror". Ajo që bie më shumë në sy është transformimi i saj para dhe pas, ku sipas traditës ortodokse, ajo gjithashtu ka ndërruar emrin kur u bashkua me kishën.

Ajo tani njihet si "Murgesha Durime" (Μοναχή Υπομονή), siç shprehet në një postim në Instagram, ku paraqiten edhe foto të saj me rrobat e zeza monastike dhe betimi i saj si murgeshë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit