Brenda ishullit me gjarpërinj helmues ku njeriu s’guxon të hyjë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.09.2024, 21:52

Historia pas ishullit famëkeq të Gjarpërinjve dhe se si përfunduan kaq shumë prej zvarranikëve më vdekjeprurës të përqendruar në të njëjtin vend ka marrë shpjegim. Brazili nuk ka mungesë të zonave tropikale dhe ishujve, por Ilha de Queimada Grande, e cila ndodhet 90 milje larg bregut të São Paulos, nuk është një vend që mund të dëshirosh ta vizitosh.

Banorët vendas e dinë që duhet të shmangin atë zonë dhe janë mirënjohës që ishulli me sipërfaqe të konsiderueshme ndodhet aq larg në det, ku rreth 4,000 gjarpërinj tejet helmues presin për të ngrënë kafshë të ndryshme që mund të shkelin aty.

Nëpërka me kokë të artë është një nga speciet më vdekjeprurëse të gjarpërinjve në botë, aq shumë saqë askush nuk jeton më në atë ishull. Nga viti 1909 deri në vitet 1920, njerëzit jetonin atje për të menaxhuar farin e dritës, por një tregim tregon se rojtarit të fundit të farit dhe familjes së tij iu mor jeta nga gjarpërinjtë, të cilët hynë në shtëpi përmes dritareve.

Megjithatë, realiteti është se popullata e dendur e gjarpërinjve në Ilha de Queimada Grande filloi rreth 11,000 vjet më parë, sipas Smithsonian Magazine.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit