Marka më e njohur e prodhimit të prezervativëve në SHBA është paditur, pasi pretendohet se në produktet e tyre gjenden kimikate toksike.
Matthew Goodman, i cili ka paditur kompaninë Church & Dwight Inc së bashku me 100 persona të tjerë, bleu një paketë me prezervativë Trojan Ultra Thin nga një farmaci në Nju Jork në tetor 2023.
Sipas padisë, paketa më pas u dërgua në një laborator të pavarur dhe u zbulua se përmbante PFAS, të cilat janë substanca mikroskopike të lidhura me infertilitetin dhe kancerin.
Avokatët thanë se klientët e tyre nuk do ta kishin blerë produktin nëse do ta dinin se përmbante këto kimikate dhe se paketimi i tyre duhet t'i bënte të qarta këto pretendime.
Vitet e fundit, PFAS, të njohura gjithashtu edhe si kimikatet e përhershme, kanë fituar vëmendjen të mahde në SHBA për përdorimin e tyre të gjerë në çdo gjë, duke nisur që nga pesticidet e deri tek paketimet e produkteve të ndryshme.
Hulumtimet sugjerojnë se shumica dërrmuese e amerikanëve kanë të paktën një sasi të vogël të kimikateve në gjakun e tyre.
Disa prej kimikateve largohen nga trupi, por të tjerat mbeten duke përfunduar në qarkullimin e gjakut dhe me kalimin e kohës shkaktojnë inflamacion, gjë e cila shpjegon lidhjen e tyre me një mori kushtesh shëndetësore, sipas një studimi të vitit 2023 nga Universiteti i Kalifornisë "Berkeley".
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.