Kur bënte magji, Moussa Diallo shpesh lyente veten me një locion të bërë nga organet gjenitale femërore.
"Doja të bëhesha një udhëheqës i madh, doja të dominoja," tha Diallo, një burrë i vogël rreth të pesëdhjetave, nga veriperëndimi i Bregut të Fildishtë.
"E vendosja në fytyrë dhe trup" çdo tre muaj për rreth tre vjet, tha Diallo, i cili i kërkoi mediave të mos përmendin emrin e tij të vërtetë.
Gjenitalet e prera nga vajzat në ceremonitë e paligjshme të "synetit" përdoren në disa rajone të këtij vendi të Afrikës Perëndimore për të bërë "eliksire dashurie" ose pomada magjike, që disa besojnë se do t'i ndihmojnë për të "bërë para ose për të arritur në poste të larta politike", tha Labe Gneble, kreu i Organizatës Kombëtare për Gratë, Fëmijët dhe Familjen (ONEF).
Një organ gjenital femëror mund të shitet deri në 170 dollarë (152 euro), ekuivalenti i asaj që shumë njerëz në Bregun e Fildishtë fitojnë në një muaj.
Shefi rajonal i policisë, togeri N'Guessan Yosso, konfirmoi për AFP se klitoriset e thara janë ende "shumë të kërkuara për praktika mistike".
Dhe është e qartë nga intervistat e gjera që AFP ka realizuar që ka një trafik të madh në gjenitalet femërore për fuqitë që mendohet se japin.
Syneti i femrave është praktikuar nga fe të ndryshme në Afrikën Perëndimore për shekuj me radhë, me shumicën e vajzave të bëra synet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.
Shumë familje e konsiderojnë këtë një rit kalimi ose një mënyrë për të kontrolluar dhe shtypur seksualitetin femëror, sipas Agjencisë së Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara UNICEF, e cila e dënon si një shkelje të rrezikshme të të drejtave themelore të vajzave.
Përveç dhimbjes fizike dhe psikologjike, prerja mund të jetë fatale dhe të çojë në sterilitet, komplikime gjatë lindjes, infeksione kronike dhe gjakderdhje, për të mos përmendur humbjen e kënaqësisë seksuale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.