Deri të premten duhet të përgatitet shporta konsumatore e vjeshtës me rreth 100 produkte ushqimore, informon AIM. Grupi i punës në të cilin ka anëtarë të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave, do të bëjë simulim për kufizimin e çmimeve ose të marzhave.
“Domethënë, llogaritjet do të bëhen duke ulur marzhet në 5, 10 ose 15 për qind të tregtisë me pakicë ose ngrirje të çmimeve në nivel të caktuar. Simulimi duhet të japë informacion se cila do të jetë zgjidhja më e favorshme për çmimet përfundimtare për konsumatorët dhe cilat do të jenë implikimet fiskale të kësaj mase”, thotë ministri i Ekonomisë Besar Durmishi në një deklaratë për AIM-n.
Propozimi dhe simulimi i shportës konsumatore të vjeshtës, siç thekson Durmishi, do të dorëzohet në Qeveri në mbledhjen e ardhshme dhe do të merret vendim për uljen e çmimeve të këtyre produkteve themelore ushqimore për konsumatorët finalë.
“Synimi ynë është të ndihmojmë qytetarët për të përmirësuar standardin e jetesës. Gjithashtu dua të them se kjo shportë konsumatore vjeshtore në periudhën në vijim do të vazhdojë të aplikohet në formën e shportës së konsumit të Krishtlindjeve, shportës së konsumit të Ramazanit, shportës së konsumit të Pashkëve me ndryshime në listën e produkteve që do të mbulohen në varësi të periudhave në të cilën do të aplikohet”, thotë Durmishi.
Edhe kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencë për media konfirmoi se po përgatitet shporta e vjeshtës me produkte të cilat qytetarët më së shumti i përdorin.
Lidhur me Ligjin për praktika të padrejta tregtare, ministri Durmishi thotë se ky ligj mbetet në fuqi edhe se punojnë që edhe shpenzimet shtesë nga lista e 2.548 numrave tariforë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë do të kufizohen në 10 për qind duke filluar nga 28 shtatori.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.