Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë të pakësohet me kalimin e viteve, bazuar në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku Shqipëria është në listën e 64 vendeve ku pritet një rënie e ndjeshme e popullsisë deri në vitin 2054.
Pritet që numri i banorëve të ulet me 14%, duke e renditur kështu Shqipërinë mes 5 vendeve që do të pësojnë tkurrjen më të madhe në nivel botëror, si pasojë e fertilitetit të ulët, nën nivelin e 2.1 lindje për grua dhe emigrimit të lartë. Në këtë aspekt, Shqipëria mund të krahasohet me vende si Armenia dhe Xhamajka.
Kjo rënie është pasqyruar gjithashtu në të dhënat e fundit të Censusit të 2023, ku popullsia e Shqipërisë ka rënë në 2.4 milion banorë, duke shënuar një ulje prej 17% krahasuar me vitin 2011. Deri në vitin 2054, pritet që popullsia të bjerë me rreth 330 mijë, duke e ulur në 2 milion banorë.
Nga ana tjetër, raporti i OKB-së pikas edhe vendet ku pritet të ketë rritje të konsiderueshme të popullsisë në një hark kohor prej 29-30 vjetësh përfshihen Brazili, Irani, Turqia dhe Vietnami, me një rritje prej rreth 5.3%. Në 126 vendet e tjera, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, duke arritur kulmin pas vitit 2100, në vende si India, Indonezia, Nigeria, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara, ku numri i banorëve pritet të rritet me 38% deri në vitin 2054.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.