Foli në emër të përfaqësuesit vendor dhe fitoi 3mln lekë, arrestohet 57-vjeçari që fuste në kurth bizneset

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.09.2024, 17:31

Një 57-vjeçar, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Policia e Lezhës pasi mashtronte bizneset nëpërmjet një identitet fals për t'u marrë para.

Bëhet fjalë për shtetasin R.M. i cili dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, kanë komunikuar në aplikacionin “Signal” në emër të një përfaqësuesi vendor dhe kanë përfituar 3 milionë lekë nga administratori i një subjekti privat.

Mbi të rëndon vepra penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit