Makinat “përshesh” nga blloqet e betonit mes rruge! Për kë oligark ka zaptuar autostradën shteti?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.09.2024, 17:18

Një aksident i rëndë është shënuar sot në rrugën Teg-Farkë, ku raportet e para për JOQ tregojnë pamjet e rënda se si dy makina janë bërë “përshesh” pasi janë përplasur me disa blloqe betoni në autostradë.

Këto barriera janë vendosur nga shteti për të lehtësuar punën e oligarkëve që po ndërtojnë në zonë, duke shkaktuar shkelje të rënda të ligjit.

Qytetarë të shumtë kanë ngritur zërin në redaksinë e JOQ kundër këtij absurditeti, duke akuzuar autoritetet për zaptimin e autostradës dhe rrezikimin e jetës së drejtuesve të automjeteve për oligarkët fantazëm.

”Prsh joq ..shiko ca aksidenti ne rrugen Teg-Farke, shkaku eshte qe shteti ka vendosur barriera betoni ne autostrade me qellim qe tja lehtesoje punen atyre qe po ndertojne! Shkelje ligji me 2 kemb qe kan zaptuar autostraden!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit