Këtë pasdite, tarraca e qendrës tregtare "Lobby Home", që ndodhet në Unazën Lindore të Tiranës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit në tarracën e godinës, por për fat të mirë nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, zjarri është shuar dhe po hetohen rrethanat e ngjarjes.