“KURAJO PËR T’IA NISUR NGA E PARA…”
Bursat e dhuruara nga Akademia Dermolife, një shkollë profesionale e njohur për programet studimore inovative rreth estetikës se avancuar, u kanë dhënë grave te papuna me fëmijë një shans të dytë për të ndjekur një karrierë që premton zhvillim dhe të ardhura të qëndrueshme.
Industria e bukurisë është një sektor në rritje të shpejtë që ofron mundësi të shumta për kreativitet, inovacion dhe zhvillim profesional.
Për shumë gra, ideja e ndryshimit të profesionit në mesin e jetës mund të duket si një sfidë e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për një fushë të veçantë si industria e bukurisë.
Megjithatë, histori frymëzuese nga gratë që kanë vendosur të përqafojnë këtë ndryshim tregojnë se kurrë nuk është vonë për të nisur një kapitull të ri në jetën profesionale.