Materiali arkivor që mbahej ilegalisht në veri transferohet në Agjencinë e Arkivave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2024, 15:41

Sot përfundoi transferimi dhe bashkimi i materialit arkivor–pjesë e fondeve arkivore të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës, që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele ilegale në komunat: Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur vetë Agjencia Shtetërore e Arkivave.

Materiali arkivor është pranuar-dorëzuar nga Policia e Kosovës në përputhje me procedurat e parashikuara në Ligjin Nr.08/L–111 për arkivat dhe aktet nënligjore dhe është vendosur-deponuar në vendruajtjet e ASHAK–së.

Procesi i pranim-dorëzimit është mbikëqyrur nga inspektorët dhe udhëheqësit e ASHAK-ut dhe ky material mjaft voluminoz, do t’i nënshtrohet procedurave të përpunimit, rregullimit dhe digjitalizimit dhe përfundimisht, do t’i bashkohet fondeve arkivore sipas parimeve, kritereve dhe normave profesionale të arkivistikës.

Në masë të madhe materiali arkivor i pranuar në ASHAK, u takon viteve 1943 – 2000.

Megjithatë ASHAK-u, në përputhje me nenin 13 (paragrafi 2) të Ligjit Nr.08/L–111 për arkivat, nga Policia e Kosovës si fondposedues (komunat ilegale nuk kanë status as të fondkrijuesit dhe as të fondposeduesit për shkak të veprimtarisë ilegale), ka pranuar materiale të prodhuara nga aktiviteti i strukturave ilegale paralele në komunat veriore të cilat, megjithëse nuk kanë vlerë të dokumentacionit zyrtar marrë parasysh që janë krijuar në kundërshtim me rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, mund të shërbejnë si material për nevoja hulumtuese. ASHAK-u në përputhje me mandatin ligjor, pas përpunimit dhe trajtimit të këtij materiali, në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës do të vendosë përfundimisht për formën e administrimit afatgjatë të këtij dokumentacioni.

Pranimi i sasisë së materialit arkivor nga komunat veriore në ASHAK, është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive, për çka ne e falënderojmë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe asistim efikas gjatë procesit të transferimit të kësaj sasie të materialit në arkivin kompetent.

Bazuar në faktin se Ligji Nr.08/L–111 për arkivat, nuk lejon më arkiv të qytetit, ditëve në vazhdim ASHAK-u do të marrë masa që arkivat që për momentin funksionojnë me komunat, të barten-transferohen në strukturën e arkivave ndërkomunale sikurse i parashikon Ligji Nr.08/L–111 për arkivat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit