Çmimet e banesave në Shqipëri ‘fluturojnë, Tirana e para në listë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2024, 15:03

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, me një rritje mesatare prej 16.9% në rang kombëtar.

Tirana, si kryeqytet dhe qendra kryesore e transaksioneve imobiliare, ka përjetuar një rritje edhe më të madhe, ku çmimet e pronave janë rritur me 23.5% krahasuar me gjysmën e parë të vitit dhe 11% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje është ndikuar nga një përqendrim i lartë i kërkesës për prona në zonat qendrore të Tiranës, ku këto prona kanë zënë 46% të shitjeve totale. Zonat qendrore janë më të shtrenjta, dhe pesha e tyre në transaksionet imobiliare ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve. Në qytetet e tjera jashtë Tiranës, ndryshimi i çmimeve ka qenë më i vogël, duke treguar se rritja dyshifrore është kryesisht një fenomen i përqendruar në kryeqytet.

Gjithashtu, rritja e çmimeve përkon edhe me rritjen e kredisë për banesa, e cila arriti në 31.6 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit 2024, një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlen të thuhet se rritja e çmimit të banesave bie në kundërshtim me të dhënat e INSTAT që raporton stok banesash dhe rënie drastike të popullsisë në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Censusit, rreth 40% e apartamenteve në ndërtesa shumëkatëshe në të gjithë vendin janë të pabanuara. Në të gjithë vendin numërohen 431 mijë apartamente në ndërtesa shumëkatëshe, nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë janë të banuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit