Ervin Nela u plagos me armë zjarri këtë të mërkurë në rrugën "Princ Vidi" në Tiranë.
Nela ka marrë një plumb në pulpën e këmbës nga kushëriri i tij, Mario Nela dhe ndodhte në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk është zbuluar motivi që e shtyu autorin e ngjarjes të plagoste kushëririn e tij.
Ndërkohë pritet që i plagosuri i ndodhur në spital të merret në pyetje nga hetuesit për të zbardhur ngjarjen.