Reshjet e shiut në 48 orët e fundit kanë shkaktuar rritje të caktuar të nivelit të ujit të lumenjve në mbarë vendin, veçanërisht në pjesët perëndimore ku reshjet ishin më të shumta. Për shkak të periudhës së mëparshme të thatë dhe niveleve të ulëta të ujit deri më tani, nuk ka pasur rrezik ng derdhja dhe këto reshje ishin të mirëseardhura, në pikëpamje të përmirësimit të situatës së përgjithshme hidrologjike në vend, informoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se sot nivel të rritur të ujit, krahasuar me mesataren e muajit shtator, ka në lumin Vardar, në pikat matëse Jegunoc, në grykëderdhjen e Lepenc në Shkup, Veles dhe në Demir. Kapia. Rritje të nivelit të ujit ka edhe në lumenjtë Pçinjë, Babuna dhe Strumicë, afër Sushevës.
Sipas parashikimeve, moti me reshje shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, sërish pa rrezik nga paraqitja e niveleve të larta të ujit dhe pa mundësi për përmbytje.
Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa nga e premtja priten reshje të reja shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave. Të shtunën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila në ditët në vijim do të bëjë që temperatura e ajrit të bjerë dhe të jetë nën mesataren e kësaj periudhe të vitit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.