Vrasja e dyfishtë në Roskovec, arrestohen dy djemtë e autorit dhe kushëriri i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2024, 12:35

Dy djemtë e autorit të vetëdorëzuar të vrasjes së dyfishtë në Roskovec, Altin Kuka, janë arrestuar nga policia.

Ervis dhe Emaurisio Kuka janë arrestuar pasi akuzohen se kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe kanë bashkëpunuar në krim dhe kanë ndihmuar babanë e tyre në vrasjen e dyfishtë të Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Përveç tyre, policia ka arrestuar edhe Tomor Zykën, i cili akuzohet se ka fshehur ngjarjen dhe përkrahur autorin.

Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet dhe rolet e saktë të të arrestuarve në këtë ngjarje të rëndë

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;

-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë është proceduar penalisht babai i autorit, pasi në banesë i janë gjetur: 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit