Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se në rrugën "Princ Vidi" shtetasi Ervin Nela është plagosur me armë. Autor i kësaj ngjarje është kushëriri i tij Mario Nela.
Ka dyshime se shkak për ngjarjen është bërë një sherr për motive banale.
Ervin Nela ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ka shkuar vetë në një spital privat për të marrë trajtim mjekësor.