Mickoski: Çdo qytetar meriton qasje në barnat që i nevojiten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2024, 11:26

Çdo qytetar meriton qasje në barnat që i nevojiten për jetë cilësore, thanë sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Siç theksuan Mickoski dhe Taravari në fjalimet e manifestimit me rastin e politikave shëndetësore, sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet duhet të theksohen qartë dhe transparente, dhe hapi tjetër kyç është optimizimi i financimit për zgjerimin e listës pozitive.

“Qasja në barna cilësore nuk është vetëm një prioritet, por një angazhim bazë i qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe një të ardhme më të shëndetshme. Duhet të forcohet bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve në fushën e shëndetësisë. Veprimi i përbashkët do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme”, theksoi Mickoski.

Sipas Taravarit, Qeveria ka premtuar se do të përmirësojë qasjen në barna cilësore dhe është duke i ofruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit