Vajza që u raportua si e dashura e re e Ledrit, dikur i komentonte Sarës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2024, 19:24

Ledri Vula prej disa ditësh po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha.

Në rrjet u bë publike një foto ku shihej reperi duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti.

Por, rrjeti po ‘zien’, pasi një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.

“Dy mama të bukura” shkruan Rina në një postim të Sara Hoxhës, koment i cili ka marrë vëmendjen e publikut pasi lidhja e saj u bë publike me Ledrin.

Një tjetër element intrigues është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, një mikeshë e saj e ngushtë dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se edhe Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë. Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë shpesh në shoqëri të njëra-tjetrës, por pas zënkës së tyre miqësia mori fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit