Ngacmoi seksualisht të miturat në lulishten e Korçës, burgoset 56-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.09.2024, 10:52

Gjykata e Korçës ka vendosur që 56-vjeçari, Nesti Zhobro, i cili u vu në pranga 2 ditë më parë, sepse ngacmoi seksualisht dy vajza 7 dhe 8 vjeçare, të lihet në burg.

Dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë teksa dy të miturat po luanin, 56-vjeçari u afrua me pretendimin për të luajtur së bashku me to, por të miturat dëshmuan se ai tentoi t’i prekte në pjesët intime.

Mësohet se Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale edhe më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit