Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku një konflikt mes të rinjve përfundoi me vrasjen e dy personave.
Gramos Kurtaj, 52 vjeç, dhe Lavdmir Kurtaj, 46 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Altin Kuka, i cili më pas u vetëdorëzua në polici.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 para një lokali në pronësi të familjes Kurtaj, pranë banesave të tyre. Konflikti nisi pasi Altin Kuka dhe i biri i tij, 21-vjeçari Ervis Kuka, kishin shkuar për t’u sqaruar pas një grindjeje që kishte ndodhur mes 21-vjeçarit dhe djalit të Gramos Kurtajt.
Pas ngjarjes së rëndë, policia shoqëroi në komisariat dy djemtë e autorit, Ervis dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç. Arma e krimit dhe makina e autorit u sekuestruan nga policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Ndërkohë dy viktimat do të përcillen për në banesën e fundit sot në orën 15:00.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.