Aksident me vdekje në Fushë-Arrëz, humb jetën 40-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2024, 08:44

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në vendin e njohur si "Laku i Ballcit" në Fushë-Arrëz.

Një 40-vjeçar, identifikuar si Sh. Ll., ka humbur jetën pasi automjeti që ai po drejtonte ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në vendin e quajtur "Laku i Ballcit", shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit