Trondit këngëtari i famshëm: Kam tradhtuar gruan, kam dhe një fëmijë jashtëmartesor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2024, 22:47

Dave Grohl, vokalisti dhe kitarist i bandës së famshme të rock-ut, Foo Fighters, ka trondit fansat e tij përmes një rrëfimi në rrjetet sociale.

55-vjeçari, i cili ka qenë dhe baterist i grupit legjendar të rock, Nirvana, zbuloi se ai ka tradhtuar bashkëshorten e tij dhe se ka një fëmijë jashtëmartesor.

Në rrëfimin e tij, Grohl shpjegon se po i lutet bashkëshortes së tij që ajo ta falë.

Në një postim në Instagram ai shkroi:

Së fundmi jam bërë baba i një vajze që ka ardhur në jetë nga një lidhja ime jashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan time dhe fëmijët e mi dhe unë po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre.

Dave Grohl konsiderohet gjerësisht si një nga personalitetet më të këndshme dhe të thjeshta në industrinë e muzikës.

Ai ka qenë një figurë e pranishme në këtë industri që prej ngritjes së Nirvanës në fund të viteve '80 dhe ka vazhduar të ketë sukses me grupin e rock-ut "Foo Fighters", që ai themeloi në vitin 1994.

Grohl është i martuar me modelen dhe producenten televizive Jordyn Blum, 48 vjeç, që prej vitit 2003, dhe çifti ka tre vajza së bashku: Violet Maye, 18 vjeç, Harper Willow, 15 vjeç dhe Ophelia Saint, 10 vjeç.

Muzikanti dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar publikisht së fundmi, ndërsa morën pjesë në Wimbledon në Londër gjatë verës.

Martesa e tij me Jordyn është e dyta, pasi më parë ishte i martuar me fotografen Jennifer Leigh Youngblood nga viti 1994 deri në 1997, ku Grohl pranoi se e kishte tradhtuar atë.

LOS ANGELES, CALIFORNIA – FEBRUARY 05: (FOR EDITORIAL USE ONLY) (L-R) Harper Grohl, Jordyn Blum, Dave Grohl, Ophelia Grohl, and Violet Grohl attend the 65th GRAMMY Awards on February 05, 2023 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit