33-vjeçari i cili u aksidentua para pesë ditësh në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës ka humbur jetën ditën e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.R, i cili po udhëtonte me motomjet në afërsi të nënkalimit te Parku Zoologjik i Tiranës, kur u përplas me trafikndarësen.
Prej dëmtimeve të marra, shtetasi e ka pasur të pamundur të mbijetojë.