Dhjetëra qytetarë janë mashtruar nga operatorja turistike në Tiranë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçaren me inicialet A.Gj, banuese në Tiranë, e cila ka shfrytëzuar detyrën si operatore në një kompani turistike për të futur në kurth klientët për përfitimin e saj.
Ajo rezervonte biletat e udhëtimit dhe sapo merrte paratë, i anulonte.
Ndërkohë po bëhet hetimi i ngjarjes.