Vrau xhaxhain dhe nipin pasi iu futën në sherr fëmijët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.09.2024, 17:57

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në mesditë në Roskovec të Fierit, rreth orës 14:00. Konflikti nisi pas një zënke mes fëmijëve, gjatë së cilës Altin Kuka qëlloi me armë ndaj xhaxhait dhe nipit të tij.

Dy persona mbetën të vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Viktimat janë Ladimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj, xhaxha dhe nip. Ladimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj u vranë me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Altin Kuka.

Shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një zënkë mes fëmijëve të tyre, që degjeneroi në përdorimin e armës nga Kuka.

Altin Kuka u vetëdorëzua pas vrasjes së dyfishtë, por ende nuk dihet çfarë ka deklaruar përpara policisë. U tha nga burime zyrtare se motivi i ngjarjes ishte një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit.

Arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit