Bnorët e lagjes 'Pjetër Dungu' në Kinostudio, Tiranë, prej disa javësh po përballen me një situatë tepër shqetësuese.
Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se prej disa javësh kanë probleme me sistemin e ujërave të zeza. Banorët raportojnë se rrjeti i grumbullimit të ujërave të zeza është i hapur dhe nuk është marrë asnjë masë për ta rregulluar, pavarësisht ankesave të shumta drejtuar Bashkisë së Tiranës.
Duke qenë se çdo ditë përballen me erë të rëndë, banorët e lagjes, rreth 20 persona, kanë dorëzuar ankesa zyrtare, por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse.
Ata apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme dhe kërkojnë që Bashkia e Tiranës të marrë masa për të riparuar rrjetin e kanalizimeve, duke i dhënë fund kësaj situate të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e përditshme të banorëve.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ kam një ankesë prej javësh, këtu ne Lagjen Pjeter Dungu Kinostudio Tiran është lidhje me Ujsells Kanallizimet të cilat janë të hapurane në shesh i gjith Rrjeti i Grumbullimit i Ujërave të Zeza. Unë isha në Bashki dhe u ankova dhe banorët e tjerë po ashtu . Por prap se prap nuk ka ndodhur asgjë për javë të tëra deri sot.
Vendndodhja është e tmerrshme dhe e pabanueshme për shkak të erës. Fatkeqësisht, Bashkis te Tiranes nuk i intereson. Do të isha mirënjohës nëse do ta publikonit këtë dhe ju lutem anonym shikoni fotot si provë Me gjith Respektin Falminderit per kohen Po Personalisht Edhe me shkrim Edhe gjitha procedurat Krejt si lagje e kan bis ket ankese 20 persona Me jav
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.