U martua me veten, 36-vjeçarja vendos të divorcohet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.09.2024, 13:24

Suellen Carey, influencere dhe modele 36-vjeçare nga Brazili, u martua vitin e kaluar me veten, në Londër.

Ky akt i pazakontë dhe i çuditshëm bëri xhiron e rrjetit.

Arsyeja që e shtyu drejt martesës me veten ishin marrëdhëniet e dështuara që kishte pasur më parë.

Mirëpo pas një viti, Suellen njoftoi se kishte vendosur të divorcohej me veten, sepse pavarësisht nga përpjekjet e saj për të ecur përpara në këtë marrëdhënie, duke përfshirë edhe seancat e terapisë për çiftin(veten), u bind se nuk ishte e qëndrueshme.

Ndonëse në fillim ishte e kënaqur, me kalimin e kohës ndihej e vetmuar.

Në një intervistë të fundit, Suellen theksoi se ishte e lodhur nga presioni për të qenë e përsosur dhe për të përmbushur pritshmëritë e larta.

“Vetë-analiza dhe reflektimi janë të nevojshme,” tha dhe pranoi se martesa me veten kishte gjithashtu sfida.

Gjithashtu, vuri theksin te rëndësia e të kuptuarit se kur duhet të përfundojë një cikël, qoftë edhe me veten.

Kujtojmë se para tri vitesh, edhe modelja braziliane, Cris Galera u martua me veten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit