Tahiri: Serbia do të nxisë situata që i duhen për agjendën e saj, Kosova të ketë kujdes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.09.2024, 14:55

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë.

Ajo ka bërë me dije se Serbia po punon vazhdimisht për krijimin e ‘botës serbe’.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Serbia do të tentojë të nxisë situata për realizimin e agjendës se saj.

“Serbia po punon për ‘botën serbe’ e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kotrolluar pakicen serbe në gjithe Ballkanin, por Kosova duhet të jetë syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do te nxit situata qe i duhen per agjenden e saj siç po luan me pakicen serbe ne veri, por Kosova duhet të di të mos lejoj skenaret qe çojne në projektin hegjemon të ‘botes serbe’”, ka shkruar Tahiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit