Tentoi të fuste dronin në burgun e Burrelit, në pranga 36-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.09.2024, 12:57

Një 36 vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të fuste një dron në burgun e Burrelit.

Bëhet fjalë për shtetasin Taulant Ahmetsulaj.

Droni u pa të dielën dhe sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje. Droni nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.

Ndërsa autori i dyshuar, Ahmetsulaj, u paraqit me dëshirë në Prokurori dhe tha se droni është i të birit katër vjeç dhe ky i fundit i ka thënë se i ka humbur droni.

Pavarësisht nga dëshmia e tij në Prokurori mbetet i dyshuari kryesor teksa hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit