Një tjetër rast i rëndë dhune në familje ka tronditur qytetin e Korçës, ku një përplasje mes të afërmve ka degjeneruar në përdorimin e një thike.
Policia lokale bëri të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, duke e goditur me thikë në këmbë. Viktima është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
"S. S., banues në Korçë, pas një konflikti familjar, ka përdorur një mjet prerës ndaj babait të tij," bën të ditur policia.