U zunë në Instagram dhe u sqaruan live me armë zjarri!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.09.2024, 16:50

Disa komente fyese të ndërsjellta në Instagram përfunduan me plagosjen me armë të 29-vjeçarit Renaldo Kola. Ngjarja ndodhi më 7 shtator, rreth orës 17:50, në fshatin Golem, njësia Rrethina në Shkodër. Kola u qëllua me katër plumba teksa ndodhej në makinë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës arriti të identifikojë menjëherë autorin e dyshuar pas mbledhjes së provave nga vendngjarja. Në kërkim është shpallur 21-vjeçari Mario Kroni, dhe autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij. Mendohet se konflikti ka nisur nga komente fyese në Instagram, të shkëmbyera mes vëllait të të plagosurit, Renaldo Kola, dhe Mario Kronit.

Sipas hetimeve paraprake, debati virtual në Instagram është përshkallëzuar deri në atë pikë sa Mario Kroni ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt Renaldo Kolës, vëllait të personit me të cilin kishte replikuar në rrjet. Para incidentit, të dy kishin debatuar për një kohë të shkurtër, derisa Kroni nxori armën dhe qëlloi 29-vjeçarin, duke e lënë të plagosur.

Renaldo Kola ka dëshmuar për policinë se incidenti kishte të bënte me konfliktin që vëllai i tij kishte pasur me Mario-n në Instagram: "Mario erdhi papritur dhe filluam të debatojmë. Vëllai im dhe Mario kishin shkëmbyer mesazhe në Instagram. Pasi debatuam, ai më qëlloi dhe u largua."

Policia e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit