Katër ditë më parë, 21-vjeçari, Dritson Kurti, u bë baba i një vajze me 14-vjeçaren në qytetin e Korçës.
Mirëpo, 21-vjeçari u vu në pranga pasi pranoi atësinë, sepse u akuzua për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Kjo akuzë nuk u prit mirë nga familjarët të cilët kërkuan që ta lironin të riun me justifikimin se martesat në moshë të vogël janë zakon i komunitetit të tyre Rom.
Nga ana tjetër, edhe 14-vjeçara kërkoi mes lotësh lirimin e bashkëshortit të saj.
Pavarësisht se martesa është bërë me pëlqimin e të dyja palëve, Gjykata ka vendosur që 21-vjeçari të dënohet me burg.