Tre persona janë vënë në pranga nga policia greke, ndër ta edhe një shqiptar, pasi shtireshin si policë dhe më pas grabisnin dyqanet.
Bëhet fjalë për Pllumb Cara alias Pllumb Rusi, 39 vjeç nga Sukthi i Durrësit, Yasin Badaëi 30 vjeç nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis 60 vjeç. Ky grup kriminal vidhte rregullisht dyqanet dhe banesat në qendër të Athinës.
Që nga nëntori i vitit 2023, nën kërcënimin e armës grabisnin dyqane, minimarkete, duke kaluar më pas në vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou.
Ata zgjidhnin minimarketet me pronësi të aziatikëve, të cilët i dhunonin dhe i lidhnin derisa të kryenin punë.
39-vjeçari shqiptar dhe 60-vjeçari grek u kapën në befasi teksa po vidhnin një banesë në Kypseli. Ndonëse tentuan të arratiseshin duke zbritur nga ballkoni, shqiptari, Pllum Cara u plagos pasi ra nga lartësia dhe aktualisht ndodhet në spital.
Në zonën ku ndodheshin autorët, u gjetën dhe sekuestruan një sërë mjetesh vjedhjeje, si edhe bizhuteri e sende të tjera të vjedhura, që i përkisnin pronarit të banesës.
Më pas u ndalua 30-vjeçari sirian, i cili tentoi t’i shmangej kontrollit të policisë.
Nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta ajrore metalike, 3 plastike, kopje pistolete, sfera metalike, fishekë gjuetie, shishe gazi me pistoletë me ajër, 2 palë pranga, 3 thika të palosshme, kuti metamfetamine kristal me një peshë bruto prej 109 gram, peshore elektronike precize, veshjet e përdorura në ngjarje dhe telefonat celularë.
Shtetasi shqiptar Pllum Cara ka precedentë të mëparshëm penalë në Greqi për vjedhje, grabitje, shkelje të ligjit mbi drogat dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.