Banorët e lagjes Kulla e Vorpsit në rrugën "Nënë Tereza", Tiranë po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.
Sipas një denoncimi të bërë nga një qytetar, ndërprerjet ndodhin pa asnjë arsye dhe zgjatin nga 3 deri në 4 orë, madje edhe kur s’ka erë ose probleme atmosferike.
Banorët kanë raportuar se edhe gjatë ditës së sotme, që nga ora 5 e mëngjesit, kanë mbetur pa energji elektrike.
Përpjekjet për të kontaktuar punonjësit e OSHEE-së të zonës kanë rezultuar të kota, pasi, sipas banorëve, të gjithë, duke përfshirë edhe shefin e zonës, Mateos Gjini, nuk i përgjigjen thirrjeve telefonike.
Banorët janë të detyruar të përdorin gjeneratorë për të mbajtur bizneset dhe aktivitetet e tyre në funksion, duke shprehur zhgënjimin e thellë për situatën e rëndë.
Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe ndërhyrjen e autoriteteve për të stabilizuar furnizimin me energji elektrike në këtë zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, A mund ta beni nje denoncim ju lutem Ktu tek rruga Nene Tereza lagjia Kulla e Vorpsit,nuk ka dite qe nuk i fikin dritat. Marim ne tel punonjesit e OSHE te ksaj zone te gjith bejn bllok qe nga shefi i zones Mateos Gjini nuk ka lidhje era e forte gjate nates fare, ne pikun e veres i fikin dritat nga 3-4ore. Ja ku esht kamera qe nga ora 5 deri tani nuk ka drita fare dhe punojm me gjeneratore
Kemi rene ne hall se nuk di robi ku te ankohet faleminderit shum , kto momente qe po flasim e gjith pjesa portokalli esht pa drita ja dhe sot
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.