📈 Sipas një studimi të fundit nga International Data Corporation (IDC), pritet që shitjet globale të smartfonëve të rriten me rreth 5.8% në vitin 2024, duke arritur 1.23 miliard njësi.
🇨🇳 Ajo që ka habitur më shumë analistët është rritja e madhe e produkteve me sistem operativ Android, veçanërisht në tregjet në zhvillim dhe në Kinë.
😳 Shitjet e këtyre smartfonëve pritet të rriten me 7.1% në vitin 2024, afërsisht 9 herë më shpejt se iPhone-ët me sistem operimi iOS, të cilët pritet të kenë një rritje vjetore prej 0.8%.
🧐 Është e rëndësishme të theksohet se Android ka avantazhin e madh në krahasim me iOS-in, duke qenë i instaluar në një gamë të gjerë pajisjesh nga marka të ndryshme, gjë që ndihmon natyrshëm në rritjen e të dhënave të shitjeve në përgjithësi.
🤔 Megjithatë, kjo shifër i referohet vetëm rritjes së shitjeve në bazë vjetore, dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht që iPhone-ët janë shitur pak, por që thjesht vëllimi i shitjeve ka qenë i ngjashëm me vitin e kaluar.
📱 Sipas analistëve, viti 2025 mund të jetë një vit më i favorshëm për Apple. Me daljen në treg të iPhone 16 dhe implementimin e inteligjencës artificiale gjenerative, shitjet mund të kenë një rritje prej 4%.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.