Një turist lituanez i cili kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar Valbonën rezulton i humbur që prej datës 6 shtator.
34-vjeçari me iniciale T.K doli më 6 shtator për të ngjitur majën e Rosit, por nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë gjurmë të tij deri tani. Dokumentet dhe sendet e tij personale janë gjetur në bujtinën ku ishte akomoduar, duke lënë të kuptohet se do të kthehej brenda ditës.
Por kur nuk është kthyer në mbrëmje drejtuesit e bujtinës i janë drejtuar policisë dhe kanë kërkuar ndihmën e tyre për gjetjen e tij.
Në kërkim të tij janë përfshirë edhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit Malor nga Kosova, por pa asnjë rezultat. Kërkimet nga toka dhe ajri nuk kanë sjellë asnjë informacion të ri rreth gjendjes apo vendndodhjes së turistit. Nuk është e qartë nëse ai ka humbur orientimin ose ka pësuar ndonjë aksident në zonën malore të ashpër dhe të vështirë për orientim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka deklaruar se operacioni është ndërprerë përkohësisht më 9 shtator, deri në grumbullimin e informacioneve të tjera që mund të ndihmojnë në vazhdimin e kërkimeve me sukses.
Situata mbetet e paqartë dhe familjarët e tij janë në pritje të ndonjë lajmi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.