Shefi i OKB-së: Vdekjet dhe shkatërrimet në Gaza, më të tmerrshmet që kam parë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2024, 00:01

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar armëpushim në Gaza duke kërkuar që t'i jepet fund çdo vdekjeje dhe shkatërrimi.

Në një intervistë për Associated Press, Guterres i ka cilësuar vdekjet dhe shkatërrimet në Gaza si më të tmerrshmet që ka parë në mandatin e tij 7-vjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai theksoi që OKB-ja mund të luajë një rol në të ardhmen e Gazës, qoftë duke administruar territorin ose duke siguruar një mision paqeruajtës.

Shefi i Kombeve të Bashkuara tha:

OKB-ja do të jetë në dispozicion për të mbështetur çdo armëpushim. Kombet e Bashkuara kanë një mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO që nga viti 1948 dhe kjo ishte një nga hipotezat që ne kemi hedhur në tryezë.

Sulmi ushtarak i Izraelit në Gaza, i ardhur si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, po zhvillohet prej 11 muajsh. Bisedimet e fundit për një armëpushim të mundshëm kanë dështuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit