Një stuhi e fortë ka prekur disa zona të vendit mbrëmjen e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Vlorës, ku reshjet intensive të shiut dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar vështirësi të mëdha.
Situata më problematike është raportuar në zonat rurale dhe ato pranë pyjeve.
Në Pyllin e Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar në mes të një rruge kryesore, duke bllokuar njërin sens të saj.
Fatmirësisht, rrëzimi ka ndodhur në një moment ku asnjë mjet nuk po kalonte në rrugë, duke u shmangur ndonjë incident i mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur punën për të larguar pemën nga rruga në mënyrë që të rikthehet qarkullimi normal në segmentin e bllokuar.

