Këngëtarja e famshme trishton fansat: S’mund të bëhem dot nënë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2024, 22:26

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka ndarë një lajm të trishtë për fansat e saj.

Në një intervistë ajo zbuloi për herë të parë se nuk mund të sjellë në jetë fëmijë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq nuk mund të mbaj fëmijët e mi. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës. Kjo gjë më ka trishtuar për një kohë të gjatë deri në momentin që e mblodha veten dhe e pranova si realitet."

Më herët ajo ka treguar për diagnostikimin e saj me lupus, një sëmundje autoimune ku sistemi imunitar i trupit bëhet hiperaktiv dhe sulmon indet normale.

Kjo sëmundje mund të kurohet me ilaçe, por është e pashërueshme. Në vitin 2017, ajo zbuloi se kishte kryer një transplant veshkash në lidhje me sëmundjen e saj.

Në intervistën e saj për Vanity Fair, Gomez u shpreh se në të ardhmen shpresonte të bënte surrogaci ose të birësonte një fëmijë.

Këngëtarja ka qenë gjithashtu e hapur për të folur mbi çrregullimin bipolar, diçka e cila është publikuar në dokumentarin e saj të titulluar "Mendja ime dhe unë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit