Pse ankthi është më intensiv gjatë natës dhe para gjumit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2024, 21:50

Më shumë se 300 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga ankthi, ose thënë ndryshe 4% e popullsisë globale.

Një ndër momentet ku çrregullimet e ankthit manifestohen më tepër është gjatë natës ose para gjumit.

Por pse ndodh kjo sipas ekspertëve?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë profesori dhe psikologu i sjelljes në Universitetin e WarwicIvo Vlaev.

Ai tha se ankthi përgjithësisht nis të përkeqësohet gjatë natës për disa arsye, veçanërisht për shkak të ndryshimit të mjedisit dhe fokusit mendor.

Profesor Vlaev theksoi se:

Gjatë ditës, truri zakonisht është i zënë me detyra të ndryshme, shpërqendrime dhe ndërveprime shoqërore, të cilat mund t'i largojnë mendimet ankthioze. Megjithatë, gjatë natës, kur një person është në një mjedis të qetë dhe i relaksuar, mungesa e shpërqendrimeve lejon mendimet ankthioze të dalin në sipërfaqe."

Më tej ai nënvizoi se shumë ndodhi nga përditshmëria mund të çojnë në rritje të mendimeve ankthioze gjatë natës, veçanërisht nëse e bëni "qimen, tra".

Më tej, ai vijoi:

Ndërsa shtriheni, është e natyrshme të reflektoni mbi ngjarjet e ditës ose të parashikoni atë që do të vijë më pas. Ky reflektim shpesh mund të kthehet në mendime të tepërta, ku çështjet e vogla duken të zmadhuara, duke çuar në mendime për detyrat e mbetura të papërfunduara, shqetësime për ndërveprimet shoqërore , ose shqetësimet për të ardhmen."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit